16.8 C
Skopje
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Kuvend / Sot tre seanca në rend dite

Kuvendi sot duhet të vazhdojë me seancën e 79-të, të 88-të dhe të 82-të.

Deputetët gjatë seancës së 79-të dje debatuan për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kujdesin shëndetësor, me procedurë të shkurtuar. Votimi për këtë pikë do të caktohet më vonë.

Në rendin e ditës të kësaj seance janë disa projekt-zgjidhje ligjore, duke përfshirë projektligjin për inspektimin financiar në sektorin publik dhe projektligjin për kërkesat teknike për produktet dhe vlerësimin e konformitetit, si dhe draft llogarinë përfundimtare të Buxhetit për vitin 2021.

Në kuadër të seancës së 88-të parlamentare, dje pa diskutim ka përfunduar kërkimi pas disa kërkesave për interpretim autentik të ligjeve. Konkluzioni për të gjithë ishte se nuk justifikohen dhe nuk ka nevojë për një interpretim autentik për shkaqet e theksuara në raportin e Komisionit kuvendor juridiko-ligjdhënës.

Në seancën e 82-të janë projektligjet për ndryshimin e Ligjit për shërbim gjyqësor, Ligjit për shërbim të Prokurorisë Publike dhe Ligjit për kryerjen e sanksioneve me procedurë të shkurtër, si dhe projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për verërat

Të ngjajshme

Të fundit