8.8 C
Skopje
E shtunë, 14 Shkurt, 2026

Kuvendi në ditën e katërt të debatit për shkarkimin e ministrave

Në ditën e katërt të mbledhjes së 104-t, deputetët debatuan për shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë, Bekim Sali. Nga opozita akuzojnë se shëndetësia është lënë pas dore dhe është shkatërruar dhe mbesin në qëndrimin se po bëhen koalicione mbi baza të pazareve politike. Deputetët e shumicës parlamentare, thonë se mbeten në ndërtimin e një shoqërie të drejtë për të gjithë.

Sipas deputetit, Igor Zdravkovski nga VMRO-DPMNE, edhe pse kryeministri thotë se po lëvizim drejt Bashkimit Evropian, të gjitha institucionet relevante flasin për atë se lëvizim në drejtim të kundërt.

Ai tha se, kolegët nga Aleanca për Shqiptarët duhet të jenë të vetëdijshëm se po bëjnë “pakt me djallin”.

Deputetja Ollga Llozanovska nga VMRO-DPMNE është në qëndrimin se shëndetësia ishte lënë pas dore dhe shkatërruar nga ministri i kaluar dhe asgjë nuk është përmirësuar.

Deputeti Martin Kostovski nga LSDM në replikën e tij foli për lajmin nga Strasburgu, dhe tha se me këtë lajm sot fitoi shteti i së drejtës, fitoi drejtësia në vendin tonë.

Edhe deputetja Snezhana Kaleska Vançeva nga LSDM në replikën e saj tha se me lajmin nga Strasburgu sot shënuam fitore të ligjit dhe drejtësisë dhe shpreson se në të ardhmen do të shënojmë edhe shumë fitore.

Deputetja Ivanka Vasilevska nga VMRO-DPMNE theksoi se Parlamenti i Maqedonisë u bë gjithçka, vetëm jo ai që duhet të jetë.

Deputetja Ilire Dauti nga Aleanca për Shqiptarët në replikën e saj tha se është e njëjtë retorika e të gjithë deputetëve të VMRO-DPMNE-së të cilët katër ditë e bllokojnë foltoren në Kuvend, duke folur për krim e korrupsion dhe duke mos folur për pikën e rendit të ditës, që është shkarkimi i një anëtari të Qeverisë.

Deputeti Zoran Kocevski nga VMRO-DPMNE tha se Bekim Sali ka pasur mundësi që t’i mbyllë kriminelët nga dikaster i tij – shëndetësia, por nuk e ka bërë. Ai shtoi se aktualisht nuk ka mjekë të mjaftueshëm në spitale, nuk ka ilaçe dhe asgjë nuk funksionon në të gjitha spitalet.

Deputetja Daniella Nikollova nga LSDM, theksoi se LSDM mbetet në përcaktimin që të ndërtojë shoqëri të drejtë.

Të ngjajshme

Të fundit