Propozim ligjet e LSDM-së për rritjen e pagës minimale dhe heqjen e TVSH-së për produktet bazë nuk ka marrë miratimin e deputetëve në Kuvend.
Propozimi i parë për rritjen e pagës minimale mori vetëm 13 vota “PËR”, kurse propozimi i dytë për heqjen e TVSH-së për produktet ushqimore bazë morri vetëm 9 vota. Për Nikolla Micevski veprimet e LSDM-së janë qesharake sepse propozimet e vet partisë nuk kanë ardhur ti mbështesin as deputetët e vet LSDM-së.
E pas votimit, Spasovski kishte një problem me Gashin.
Se nuk do ta mbështesin propozimin për rritjen e pagave dhe heqjen e TVSH-së VMRO-DPMNE-ja kishte paralajmëruar nga momentin i parë kur LSDM-ja kishte paralajmëruar këto propozim ligje.