21.8 C
Skopje
E mërkurë, 24 Prill, 2024

LD caktoi Bashkim Hasanin koordinator të shtabit zgjedhor

Nga Lëvizja Demokratike kanë njoftuar se e kanë caktuar Bashkim Hasanin si koordinator të shtabit zgjedhor.

“Jemi në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, Lëvizja Demokratike në mënyrë aktive është duke zhvilluar përgatitjet për zgjedhjet më të rëndësishme që do të mbahen pas disa muajve. Kryetari i Lëvizjes, Izet Mexhiti në koordinim me anëtarët e Kuvendit themelues dhe koordinatorët, për shef të shtabit zgjedhor ka emëruar Bashkim Hasanin. Bashkim Hasani do të jetë edhe pjesë e shtabit të koalicionit opozitar, VLEN”, thuhet në njoftimin e LD-së.

Të ngjajshme

Të fundit