8.8 C
Skopje
E martë, 11 Shkurt, 2025

LDK hap fushatën, paralajmëron tubimin më të madh elektoral të kohës

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore më 11 janar, duke e cilësuar këtë ditë si momentin historik për ndryshimin e shumëpritur në vend, informon POPULLI.mk

Nën moton “Republika jonë është vet ëndrra jonë! Ndryshimi sot është misioni jonë!”, LDK bën thirrje për një pjesëmarrje masive në tubimin e madh elektoral që do të mbahet në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

“Është koha që të djathtit, Rugovistët, besimtarët e Republikës dhe mbështetësit e Lidhjes t’i përgjigjen kushtrimit për ndryshim. Ejani! Ky është momenti ynë!” – thuhet në deklaratën e partisë.

LDK premton një atmosferë entuziazmi dhe një angazhim të palëkundur për të sjellë një vizion të ri politik që do të rikthejë shpresën për qytetarët. “Ndryshimi po vjen”, është mesazhi kryesor që partia synon të përçojë në këtë fillim të rëndësishëm elektoral.

Pritet një prani e madhe qytetarësh dhe mbështetësish nga e gjithë Kosova në këtë ngjarje që LDK e quan si “tubimin më të madh elektoral të kohës”. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit