Sonte në Çair të Shkupit janë dëgjuar krisma të armës. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur si rezultat i një zënke të mëparshme mes personave të përfshirë ku njëri e ka pësuar keq, informon POPULLI.mk
Sipas disa burimeve që kanë arritur deri te POPULLI.mk konflikti që ka përfunduar me përdorimin e armës që ka rrënjët në një mosmarrëveshje që ka ndodhur para disa ditëve. Ende nuk ka informacione për të lënduar apo viktima, ndërsa autorët e ngjarjes janë në kërkim nga autoritetet.
Policia ka ndërmarrë masa të menjëhershme, duke bllokuar Çairin. Forca të shumta policore dhe ekipe hetimore janë vendosur në terren për të mbledhur prova dhe për të neutralizuar çdo kërcënim të mundshëm.
Për detaje të reja do t’ju informojmë. / © POPULLI.mk