Lëvizja Vetëvendosje nesër hap zyrën në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, një hap i rëndësishëm për forcimin e pranisë së kësaj lëvizjeje në Maqedoninë e Veriut, shkruan POPULLI.mk
Hapja e zyrës, e cila do të zhvillohet në orën 19:00, tregon rritjen e mbështetjes dhe përkrahjes për Lëvizjen Vetëvendosje në këtë rajon, ku ka një numër të konsiderueshëm simpatizantësh dhe aktivistësh.
Pjesëmarrës në këtë ngjarje do të jenë simpatizantët dhe aktivistët e VV, të cilët janë të entuziazmuar për këtë zhvillim dhe angazhimin e Lëvizjes Vetëvendosje në Maqedoninë e Veriut.
Hapja e zyrës në Çarshinë e Vjetër është një hap konkret për të intensifikuar veprimtarinë politike dhe për të sjellë më shumë angazhim qytetar për çështje të rëndësishme për komunitetin. Ritheksojmë se VV ka një përkrahje shumë të madhe në Republikën e Kosovës dhe kjo po shihet çdo ditë/netë në tubimet që po zhvillohen para zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. / © POPULLI.mk