Lëvizja Demokratike ka zgjedhur sot kryetaren e Forumit të Gruas, një hap i rëndësishëm për forcimin e strukturave të partisë dhe angazhimin e grave në politikë, informon POPULLI.mk
Deputetja Saranda Imeri Stafai, e njohur për angazhimin e saj në avancimin e të drejtave të grave, është zgjedhur si kryetare e Forumit të Gruas të Lëvizjes Demokratike.
Ceremonia e zhvilluar në Holiday Inn ka mbledhur një numër të madh pjesëmarrësish, të cilët kanë shprehur mbështetje të fortë për këtë hap të rëndësishëm.
Forumi i Gruas do të ketë një zë të fuqishëm në politikën e Lëvizjes Demokratike dhe do të vazhdojë të mbështesë iniciativat që synojnë përparimin dhe përfshirjen e grave në vendimmarrje. / © POPULLI.mk