37.8 C
Skopje
E enjte, 20 Gusht, 2026

Limani: Vëllaun tim e ka emëruar Qeveria e kaluar, por tani do të shkarkohet!

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani ka komentuar akuzat e Aleancës për Shqiptarët – krahu i Ziadin Selës, për nepotizëm për vëllaun e tij drejtor.

Limani tha se akuza nuk qëndron, pasi vëllau i tij është emëruar drejtor nga qeveria e kaluar dhe sapo të gjejnë kuadër të ri, do të shkarkohet drejtori aktual dhe do të emërohet drejtori i ri.

“Akuza do të ishte e qëndrueshme nëse do ta kisha emëruar unë.

Ai është i emëruar dhe ka 2 vite në atë pozitë. Janë emërime nga Qeveritë që janë me mandat 4 vjeçar. Ne përpiqemi të gjejmë kuadër tjetër i cili i plotëson kushtet, dhe do të jetë njëri nga drejtorët e parë i cili do të shkarkohet nga unë. Mund të flasim për nepotizëm nëse emërimin do ta kisha bërë unë”, u shpreh Limani.