6.8 C
Skopje
E hënë, 17 Mars, 2025

LSDM-ja kërkon heqjen e TVSH-së për produktet ushqimore dhe energjinë elektrike

LSDM-ja i bën thirrje qeverisë dhe deputetëve të shumicës që t’i mbështesin zgjidhjet ligjore për uljen e TVSH-së për energjinë elektrike në 5% dhe heqjen e TVSH-së për produktet ushqimore, të cilat i dorëzuan në kuvend. Vetëm kështu mund të ndihmohen menjëherë qytetarët, të cilët mezi lidhin muajin me muaj dhe jetojnë gjithnjë e më vështirë, porositi deputetja Jovana Trençevska.

“Statistikat tregojnë se indeksi i kostos së jetesës është rritur me 4.9%, çmimet me pakicë po rriten me ritme të frikshme, ndërsa faturat e energjisë elektrike janë rritur nga 20% deri në 30% dhe për ngrohjen me 5%. Politikat e qeverisë me të ashtuquajturat “shporta” kanë dështuar plotësisht, në vend që të ulin çmimet e produkteve dhe ushqimeve, ato janë rritur.Pamundësia e qeverisë së Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së po çon drejt një krize ekonomike dhe pasigurie”, deklaroi Jovana Trençevska, LSDM. /Alsat.mk

Të ngjajshme

Të fundit