Nëse për partinë në pushtet është sukses rritja e pagave ky akt nuk konsiderohet sukses nga populli. Sepse, në parim kemi vetëm rritje të numrave por jo edhe të posedimit të të hollave. Pasi rritja e pagave në këtë fazë kur çmimet janë në qiell është e pavlerë, në fakt vlera e pagës sot është shumë më e ulët sesa vlera e pagës vite më herët. Shporta e konsumatorit është shtrenjtuar për 313 denarë në muajin shkurt. Sipas raportit të Lidhjes së Sindikatave për muajin e dytë të këtij viti, vlera e shportës minimale sindikale është 57,476 denarë, ku më së tepërmi rritje kanë shënuar derivatet dhe produktet ushqimore. Krahasuar me muajin janar vlera minimale ishte 57,163 denarë, kur qytetarët kanë shpenzuar rreth 5 euro më shumë. Ndërkaq, LSDM vjen me premtim të ri se do të rrit akoma pagat, në fakt më mirë është mos të i rrit fare pagat sepse pastaj shpenzimet shumëfish më shumë po rriten, shkruan Zhurnal.
LSDM me premtim të ri, do të rrit pagat sërish, por çfarë efekti pati rritje e pagave kur shpenzimet shkuan në qiell?
LSDM-ja përmes një komunikate mëngjesin e sotëm njoftoi se në mandatin e ri të LSDM-së paga mesatare do të jetë mbi 1000 euro, ndërsa minimalja do të jetë 600 euro. Sipas tyre, kjo është e arritshme dhe e realizueshme, me politikat korrekte që LSDM i udhëheq në interes të qytetarëve.
“Kjo tashmë është dëshmuar edhe me një rritje rekord të pagës mesatare, e cila është 40.000 denarë, – thonë nga LSDM dhe shtojnë se LSDM-ja i përmbush premtimet e qytetarëve dhe kështu e ka filluar mandatin e parë, me premtimin se do të rrisë paga mesatare prej 500 eurosh, e cila arriti një shumë edhe më të lartë prej 650 euro. “Nuk ndalemi këtu, sepse pagat e qytetarëve do të vazhdojnë të rriten çdo ditë”, thuhet në njoftimin e partisë.
Standard evropian për të gjithë, kushte më të mira për ekonominë, rritje ekonomike, përgjegjësi për menaxhimin e buxhetit, që në fakt mundëson që pagat e qytetarëve të rriten çdo ditë, është fokusi i LSDM-së dhe në programin e ri, sipas partisë në pushtet.
LSDM: Me ne rroga mesatare arriti në 40 mijë denarë, me VMRO ishte 22 mijë denarë, ky është manipulim i opinionit publik –
Sipas LSDM-së së ish kryeministrit, Kovaçevski, me qeverisjen e kësaj partie, rroga mesatare në vend ka kapur shifra rekord prej 40 mijë denarëve, përcjell tvklan.mk. Nga LSDM bëjnë krahasime të rrogës minimale dhe asaj mesatare gjatë qeverisjes së tyre dhe gjatë kohës kur me vendin qeveriste VMRO-DPMNE.
“Me LSDM-në, paga mesatare ka arritur rekord prej 40.000 denarë dhe ky është niveli më i lartë i rritjes së pagave në vendin tonë në histori. Për dallim nga koha e DPMNE-së, kur paga mesatare ishte 22.000 denarë ose mezi arrinte 360 euro, sot paga është 650 euro, që është një rritje prej 290 euro për vetëm pak vite. Përveç pagës mesatare, pason rritje e pagës minimale në mbi 22.500 denarë, pas harmonizimit të Ligjit për pagën minimale, që nga muaji i ardhshëm. LSDM-ja e rriti pagën minimale 4 herë për 6 vjet, ndërsa në kohën e DPMNE-së paga minimale ishte 8.050 denarë”, thonë nga LSDM.
Ç’peshë ka paga mesatare 40 mijë denarë kur shporta konsumatore për një familje arrin në 57 mijë denarë?
Shporta e konsumatorit është shtrenjtuar për 313 denarë në muajin shkurt. Sipas raportit të Lidhjes së Sindikatave për muajin e dytë të këtij viti, vlera e shportës minimale sindikale është 57,476 denarë, ku më së tepërmi rritje kanë shënuar derivatet dhe produktet ushqimore. Krahasuar me muajin janar vlera minimale ishte 57,163 denarë, kur qytetarët kanë shpenzuar rreth 5 euro më shumë. Ndërsa me shtimin e përllogaritjes së një apartamenti prej 60 metrash katrorë me qira për muajin shkurt vlera arrin 72,851 denarë, që është rritur për 213,00 denarë në krahasim me muajin janar 2024 kur ishte 72 538,00 denarë.
Kjo nënkupton se një familje katër anëtaresh për ta kaluar muajin më të shkurt të vitit i duhen së paku 935 euro. Por sipas metodologjisë së re, nëse i shtohen edhe kostoja e qirasë së banimit, ujit, energjisë elektrike dhe ngrohjes qendrore prej 250 eurove, shpenzimet do të arrijnë në 1,185 euro për shkurtin.
Sipas Entit Shtetëror të Statistikave për muajin shkurt inflacioni është ulur për 0,3% kurse në nivel vjetor shënon rritje në 2,8%. Shifrat tregojnë se qytetarët po paguajnë më shumë dhe po marrin më pak. Çmimet e garantuara pritet të vazhdohen edhe për muajin mars, thonë nga Ministria e Ekonomisë, pasi që situata pritet të stabilizohet me miratimin e ligjit të ri për parandalimin e tregtisë jo korrekte, duke kufizuar marzhën e fitimit të tregtarëve dhe furnitorëve në 10%, që do të reflektonte në çmimet e konsumit. Ky propozim ligj, dje kaloi në lexim të parë në Komisionin për çështje Evropiane dhe i njëjti pritet të kaloj në seancë plenare për tu kthyer në lexim të dytë, që me gjasë gjatë muajt mars do të miratohet në Kuvend.
Megjithatë, gjendja reale vështirë të ndryshohet por që asesi nuk duhet lejuar që të manipulohet me format më të ulëta të mundshme. Nuk është sukses vështirësimi i jetës së qytetarëve, përkundrazi është dështim. Numrat dhe shifrat e larta nuk janë ato që mbushin frigoriferët me ushqim për familjet të cilat janë në prag të varfërisë. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut me jetën luksoze duhet të përshëndeten sepse kemi të bëjmë me mbijetesë. /Zhurnal.mk
