Mbrëmja e kësaj të diele në spektaklin e argëtimit “Zemër Luana” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën ka nisur plot dashuri e shumë emocione.
Të ftuar të autores së njohur ishin ylli i serialeve turke Tolgahan Sayışman & partnerja e tij Almeda Abazi, Sarah Berisha & partneri Dj PM, si dhe këngëtarë të programit Rita Haziri e Fidan Gashi.
Mirëpo kjo mbrëmje nuk kishte si të mos niste pa dedikime romantike nga kapitenët dhe nga vetë Luana Vjollca. Teksa kapiteni i skuadrës “Luanët e kuq” Besi bëri dedikimin për bashkëshorten e tij, Xhensila, edhe kapiteni i skuadrës së verdhë Olsi i bëri një premtim publik partneres së tij Egli, nuk do kishte kuptim edhe një deklaratë nga autorja e spektaklit. Kujt i tha “të dua” Luana?
Pikërisht publikut të saj! Ndryshe nga kapitenët, moderatorja nuk kishte si të mos i shprehte mirënjohje e dashuri publikut të saj besnik, të cilët kanë bërë të mundur që “Zemër Luana” të “shpërthejë” në rrjete sociale e ngado, madje kujtojmë se spektakli pati sukses edhe në #Trending në YouTube, duke u renditur në vendin e parë në Shqipëri, Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut ndërsa në vende mjaft të mira edhe në Itali, Zvicër apo në Malin e Zi. Në puntatën e parë numërohen mbi 1.6 milion klikime e tek i dyti mbi 600 mijë klikime në pak ditë. E gjithë këto suksese vetëm falë publikut.