13.5 C
Skopje
E shtunë, 13 Qershor, 2026
Home Lajme Maqedoni Lufta midis Izraelit dhe Iranit e ka rritur çmimin e naftës, Fiti:...

Lufta midis Izraelit dhe Iranit e ka rritur çmimin e naftës, Fiti: Nafta e shtrenjtë mund të çojë në recesion

0
104

Lufta mes Iranit dhe Izraelit e rrit drejtpërdrejt çmimin e naftës, e cila është lëndë e parë e domosdoshme për një pjesë të madhe të industrisë. Rritja e çmimit të naftës e ul prodhimin dhe konsumimin, gjë që mund të çojë në recesion serioz dhe në rënie të aktivitetit ekonomik, thotë akademiku Taki Fiti. Ai shton se nafta është shumë e rëndësishme sepse luan rol kyç në prodhimin e një numri të madh të produkteve, duke filluar nga teknologjia, plastika, e deri te industria farmaceutike.

“Pra, kur ishte kriza energjetike, po ashtu energjensat u shtrenjtuan ndjeshëm dhe kjo nuk rezultoi me recesion, por ishte afër recesionit. Shumë vende ishin pranë stagflacionit, që do të thotë prania e njëkohshme e normave të ulëta të rritjes ekonomike, inflacionit relativisht të lartë dhe papunësisë së lartë. Nëse kjo vazhdon, do të ketë pasoja. Mund të aktivizohen prirjet e inflacionit, dhe kjo është gjithashtu e rrezikshme për Republikën e Maqedonisë, sepse, siç e dini, kur ishte kriza energjetike, kishim normë pak më të lartë të inflacionit krahasuar me vendet e tjera”, tha Taki Fiti – akademik.

Akademiku thotë se varësia jonë nga importi për shumë prodhime energjetike është e madhe, dhe me rritjen e çmimeve në ato vende, inflacioni importohet edhe te ne.

Pas gjashtë ditësh rritje të çmimeve të naftës në bursat botërore me katër përqind, sot ato shënojnë rënie prej 1 për qind. Çmimet e naftës ishin në rritje për shkak të vlerësimit të tregjeve për ndërprerjet e mundshme në furnizimin me naftë si pasojë e konfliktit mes Iranit dhe Izraelit. /Alsat.mk