30.8 C
Skopje
E shtunë, 15 Qershor, 2024

Mbledhje të dy komisioneve parlamentare

Në Kuvend sot mbledhje do të mbajnë Komisionet për financim dhe buxhet dhe ai për mbrojtje e siguri.

Propozim- ligji për mbështetjen financiare të kategorive të rrezikuara sociale të qytetarëve për përballje me krizën energjetike, në procedurë të shkurtuar është pika e vetme në rendin e ditës së Komisionit për financim dhe buxhet.

Anëtarët e Komisionit për mbrojtje dhe siguri, madje do të diskutojnë për tre propozim-vendime, për dërgim të pjesëtarit të Armatës në operacionin ndërkombëtar të Bashkimit Evropian “ALTEA” në Bosnje e Hercegovinë, për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës për pjesëmarrje në operacionin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara “UNIFIL” në Republikën e Libanit (janar 2023 deri në korrik 2023) dhe për dërgimin e një anëtari të Armatës për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të Bashkimit Evropian “EUTM RCA” në Republikën e Afrikës Qendrore.

Të ngjajshme

Të fundit