12.8 C
Skopje
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Mbreti Charles qëllohet me vezë, çfarë i ndodhi sulmuesit !

Policia britanike ka arrestuar një burrë që hodhi vezë mbi mbretin Charles dhe gruan e tij, Camilla gjatë vizitës së tyre në Micklegate Bar në York. Incidenti ndodhi ndërsa çifti mbretëror ndodhej në këtë zonë për të zbuluar statujën e Mbretëreshës Elizabeth II, e cila ndërroi jetë në muajin shtator.

“Ky vend u ndërtua mbi gjakun e skllevërve,” bërtiti burri ndërsa katër oficerë policie nxituan ta arrestonin pasi ai hodhi vezë ndaj mbretit Charles. Truproja largoi Mbretin dhe Camila nga vendi i ngjarjes ndërsa disa nga turma bërtisnin ndaj personit që bëri këtë veprim “turp të kesh”.

 

Të ngjajshme

Të fundit