30.7 C
Skopje
E hënë, 15 Qershor, 2026

Mbyllja e kazinove në RMV mbron xhepat e qytetarëve!

Mbyllja e kazinove online në Maqedoninë e Veriut është një hap i rëndësishëm për të mbrojtur xhepat e qytetarëve nga humbjet e panevojshme financiare. Shumë qytetarë janë prekur nga varësia e lojërave të fatit, duke shpenzuar para që mund të përdoren për nevoja më jetike. Mbyllja e kazinove jo vetëm që ndalon këtë cikël të dëmshëm të varësisë, por gjithashtu përforcon stabilitetin financiar për familjet, duke i mbrojtur ato nga borxhet dhe vështirësitë ekonomike, shkruan POPULLI.mk

Përveç kësaj, zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka theksuar rëndësinë e mbylljes së plotë të kazinove online, duke vënë në dukje ndikimin e tyre të dëmshëm në strukturën e familjes.

“Të martën do të shfuqizohen të gjitha kazinot online”.

“Në seancën e radhës pritet që të shfuqizohen kazinotë online të ofruara në mënyrë të kundërligjshme, me të cilat do t’i tërheqim kazinotë nga fëmijët tanë nga shtëpitë tona”, thotë Mexhiti për Radion Evropa e Lirë.

Kazinot dhe lojërat e fatit janë përgjegjëse për shumë drama sociale dhe personale, duke shkatërruar marrëdhëniet familjare dhe duke krijuar tensione të vazhdueshme. Për këtë arsye, është e patjetërsueshme që të gjitha kazinot të mbyllen në mënyrë që të ruhet mirëqenia e individëve dhe e shoqërisë në përgjithësi. / © POPULLI.mk