6.8 C
Skopje
E enjte, 5 Dhjetor, 2024

Më 28 Nëntor në Prishtinë, premiera e filmit të parë për ILIRËT

Me skenar dhe regji të Simon Bogojeviq Narath, filmi artistik i metrazhit të gjatë “Illyricvm”, bashkëprodhim i Kroacisë, Sllovenisë, Italisë, Kosovës dhe Bosnjës, do të prezantohet edhe në Prishtinë.

Fatmir Spahiu ka treguar se premiera e këtij filmi për Kosovë do të jetë në “Cineplexx” më 28 tetor.

Producenti Spahiu ka thënë më tej se ky film është i veçantë për faktin se është projekti i parë ku i shohim ilirët të ecin, të flasin, të ekzistojnë.

“Ky është projekti i parë ku i shohim ilirët të ecin, të flasin, të ekzistojnë. Do ta citoja anëtarin e Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kroacisë Ranko Matasoviq. ‘Ata që flasin gjuhën shqipe, mund të kuptojnë shumë fjalë nga ilirishtja e rikonstruktuar vetëm për film’”, ka thënë Spahiu, duke cituar edhe akademikun Matasoviq.

Fatmir Spahiu, i cili përpos punës së producentit ka edhe një rol të në këtë film, ka thënë së është shumë i lumtur për numrin masiv të aktorëve pjesëmarrës në këtë projekt.

“Illyricvm” është prodhimi i parë kinematografik ku personifikohen ilirët. Në këtë film është përfshirë një kastë e madhe e aktorëve kosovarë, e që janë: Ylber Bardhi, Labeat Bytyqi, Kushtrim Hoxha, Ilir Prapashtica, Rina Krasniqi, Bujar Ahmetaj, Dukagjin Podrimaj, Armend Smajli, Lulzim Bucolli, Ali Demi, Fatmir Spahiu, Selman Lokaj,Gani Morina…

“Illyricvm” premierën botërore e ka pas në Festivalin e Pulës në Kroaci, kurse në Prishtinë do të prezantohet prej 28 tetorit, ku pas kësaj date më pas edhe do të jetë në repertorin e kësaj kinemaje.

“Illyricvm” është bashkëprodhim i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Hrvatski Audiovizuelni Centar, Slovenski Filmski Centar, FRIULI-VENEZIA GIULIA REGIONAL FUNDVIBA FILM, Euroimages dhe Komuna e Prishtinës, por duke përfshirë edhe kompani të ndryshme.

Të ngjajshme

Të fundit