-2.2 C
Skopje
E shtunë, 17 Janar, 2026

Më së shumti shi në Pozharanë, Dibër dhe Tetovë

Më së shumti shi në 24 orët e fundit ka rënë në Pozharanë 22 litra, në Dibër 12, në Tetovë 11 dhe në Ohër 10 litra për metër katror, ​​kumtoi DPHM.

Gjatë natës moti ka qenë i vranët, vende-vende me reshje shiu. Mëngjesi i sotëm është me vranësira me reshje shiu. Fryen erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi jugor.

Moti me vranësira të ndryshueshme dhe më ngrohtë me reshje të kohëpaskohshme shiu, pasdite sidomos në pjesët perëndimore do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare përgjatë Vardarit, me erë të fortë nga drejtimi juglindor. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 18 deri në 23 gradë.

Moti në Shkup me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell, pasdite me reshje të kohëpaskohshme shiu dhe me erë mesatare deri të fortë juglindore. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 21 gradë.

Të ngjajshme

Të fundit