Në secilin përvjetor të themelimit të saj, e rimësojmë një të vërtetë të madhe; që Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të mbesin një “qytet i ndritshëm mbi kodër”. ShBA-ja është një vend që ka frymëzuar lëvizjet çlirimtare dhe mbështetur popujt liridashës, anëmbanë botës.
Si Zëvendëskryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe përfaqësues i komunitetit shqiptar, kam nderin të shpreh mirënjohjen tonë të thellë për gjithçka që Shtetet e Bashkuara, kanë bërë për vendin dhe popullin tonë.
Për ne, Amerika gjithnjë ka qenë një aleate e fuqishme dhe një partner i besueshëm e i pazevendësueshëm, duke na ndihmuar të ndërtojmë një të ardhme të përbashkët e të ndritur.
Shtetet e Bashkuara kanë luajtur rol kyç, edhe në përparimin e demokracisë dhe zhvillimit ekonomik në vendin tonë. Nga mbështetja për integrimin euro-atlantik, deri te ndihma për forcimin e institucioneve demokratike dhe promovimin e sundimit të ligjit, Amerika ka qenë një partner i palodhur në rrugëtimin tonë drejt një shoqërie më të drejtë, më përbashkuese dhe më të barabartë.
Le të festojmë jo vetëm pavarësinë dhe lirinë e Amerikës, por edhe miqësinë dhe partneritetin e fortë që kemi ndërtuar ndër vite.
Me respekt dhe mirënjohje,



