11.8 C
Skopje
E hënë, 30 Mars, 2026

Mexhiti: BDI buron nga populli, prandaj ne nuk ndalemi!

Izet Mexhiti, Blerim Bexheti dhe Musa Xhaferi, si ndër figurat kryesore të të ashquajturit grupit të të revotuarve në BDI, kanë mbajtur takim me banorët e Treboshit

Pas kësaj, Mexhiti në Facebook shkroi:

Sonte nga banorët e fshatit Trebosh marrim porosi që ata dhe Pollogu janë kategorikisht kundër Artan Grubit dhe këtij ekzekutivi të dështuar!

BDI buron nga populli, prandaj edhe ne nuk do të ndalemi, do të shkojmë në çdo vendbanim ku dëgjohet fjala shqipe, për të bashkbiseduar, për të degjuar hallet dhe dertet e popullit shqiptar. Është obligimi ynë ta demaskojmë këtë ekzekutiv të 2%, këtë ekzekutiv që derisa populli përballet me sfida të llojeve të ndryshme, marrin guximin të luajnë futboll e basketboll në zyret e tyre luksoze.
#vazhdojmë

Të ngjajshme

Të fundit