12.8 C
Skopje
E enjte, 14 Maj, 2026

Mexhiti dhe Bexheti refuzojnë të shkojnë te Ahmeti!

Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti dhe sekretari organizativ i kësaj partie, Blerim Bexheti, nuk do të marrin pjesë në takimin e nesërm te kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Kreu i BDI-së, këto ditë është duke takuar anëtarët e Këshillit të përgjithshëm, të delegruar nga degët e partisë.

Sonte të ftuar tek Ahmeti janë përfaqësuesit e degës së Gostivarit, ndërsa nesër dega e Çairit dhe Sarajit.

“Jemi të gatshëm të ulemi në tavolinë për biseda serioze dhe konkluza serioze dhe jo për biseda koti”, thotë përfaqësuesit e “grupit të zjarrit” nga Çairi dhe Saraji./Lajm

Të ngjajshme

Të fundit