19.8 C
Skopje
E enjte, 28 Mars, 2024

Mexhiti: Faton Ahmeti e vendosi në pozitë të keqe kryetarin, sepse tha se para mbledhjes Ali Ahmeti i kishte thënë mos e fto Grupin e zjarrit

Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti, i ftuar sonte në emisionin Click Plus në TV21, duke diskutuar për përjashtimet në BDI, tha se ditën e mbledhjes, të premten e kaluar, Ali Ahmeti tha se nuk ka në rend dite shkarkime, të nesërmen nëpërmjet një komunikate u përjashtuam. Sipas Mexhitit kjo është kontradiktore dhe për të “Lobi i kazinove” duke iu referuar zëvendëskryeministrit Grubi, ia ka marrë mendjen kryetarit të BDI-së, Ali Ahmetit.

“Në hyrje të mbledhjes, ditën e premte, Ali Ahmeti tha se nuk ka në rend dite shkarkime, por ka konsulta për organizimin e degëve. Të nesërmen del komunikata, ku përmendën përjashtimet nga partia. Këtu më shkon mendja se lobi i kazinove ia ka marrë mendjen kryetarit. Mbrëmë e ndoqa me vëmendje sekretarin gjeneral, Faton Ahmetin, ku e vendosi në pozitë të keqe kryetarin, sepse tha se para mbledhjes Ali Ahmeti i kishte thënë mos e fto Grupin e zjarrit.”- tha Mexhiti.

Të ngjajshme

Të fundit