20.8 C
Skopje
E hënë, 28 Prill, 2025

Mexhiti: Investim historik në energjetikë – 1 miliard euro për ajër të pastër dhe siguri energjetike

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti në rrjetin social Facebook, bëri të ditur për një investim prej mbi 1 miliard euro në energjetikë, transmeton TV21. Mexhiti shkruan se përmes këtij investimi i jepet fund ndotjes së ajrit. Tutje thekson se njëkohësisht sigurohet edhe stabiliteti energjetik në vend.

“Investim mbi 1 miliard euro në energjetikë- zgjidhje e përhershme për ndotjën, zero kosto për amviseritë

Jam shumë i lumtur dhe tepër krenar që të ndaj me juve lajmin e madh për investimin prej 1 miliard euro në energjetikë. Puna e vizioni ynë po jep frytet e para.

Përmes këtij investimi do t’i japim fund ndotjes së ajrit njëherë e përgjithmonë, duke siguruar njëkohësisht stabilitetin energjetik të vendit.

Në takimin e sotëm me udhëheqësinë e “Kazanxhi Holding”, një nga gjigantët e energjetikës që operon nën brendin “Aksa”, diskutuam për ndërtimin e centraleve kogjenerative me gaz.

Ky projekt:

•Ofron një zgjidhje të qëndrueshme për reduktimin e ndotjes së ajrit;

•Përmirëson cilësinë e jetës për qytetarët;

•Prodhon energji elektrike dhe termike për përdorim të gjerë;

•Përfshin ndërtimin e rrjetit të dytë të gazit dhe ngrohjes me kushte shumë të favorshme për familjet.

Dhe ky investim do të ketë zero kosto për amvisëritë.

Lidhjet në rrjetin e gazit dhe të ujit të ngrohtë për amvisëritë do të jenë 0 denarë, ndërsa çmimi i gazit natyror do të jetë dukshëm më i ulët se ai në tregjet ndërkombëtare.

Ky projekt, me një investim mbi 1 miliardë euro, do të:

•Forcojë sektorin energjetik të vendit;

•Rrisë pavarësinë energjetike;

•Ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e mjedisit dhe kushteve të jetesës.

Si Zëvendëskryeministër i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, jam i angazhuar për realizimin e këtyre projekteve me ndikim të drejtpërdrejtë në të ardhmen e vendit dhe të qytetarëve tanë. Do të vazhdojmë të punojmë për një të ardhme të sigurt energjetike e ambient të pastër!

E ardhmja jonë është e ndritshme!”, shkruan Izet Mexhiti, zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor.

Të ngjajshme

Të fundit