24.8 C
Skopje
E shtunë, 21 Qershor, 2025

Mexhiti: Koha e shërbëtorëve të Mijalkovit ka mbaruar!

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka reaguar ashpër ndaj atyre që ai i cilëson si “të pensionuar nga politika”, informon POPULLI.mk

Në një deklaratë të drejtpërdrejtë, Mexhiti akuzoi Artan Grubin dhe mbështetësit e tij, duke i quajtur ata “shërbëtorë të Mijalkovit” dhe duke aluduar për lidhjet e tyre me tenderat dhe përfitimet nga kazinotë.

“Piskamat e dostave të Artan Grubit, shërbëtorit të zezuar të Mijalkovit, janë vajtim për tenderat e paratë e humbura të kazinove. Koha juaj ka mbaruar. Tashmë jeni të pensionuar nga politika”, deklaroi Mexhiti.

Ai gjithashtu theksoi se përpjekjet për të maskuar korrupsionin dhe krimin me patriotizëm të rremë janë të dështuara. “Patriotizmi juaj është i rremë e patetik dhe nuk ua mbulon krimin e korrupsionin epik”, tha ai, duke shtuar se periudha e ndikimit të këtyre figurave në politikë ka përfunduar.

© POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit