Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti sonte ka qenë i pranishëm në emisionin Çim Peka Live në Syri TV.
Mexhiti është shprehur për përplasjet në BDI dhe tregoi se kur kanë filluar ato.
“Perplasjet e mija në BDI datojnë nga viti 2016, kur kemi udhëhequr krahun që kemi qenë për të ndërprerë bashkëpunimin me Nikolla Gruevskin dhe të vazhdojmë me LSDM-në që rezultoi me integrim të vendit në NATO, por e keqja ishte se edhe përskaj kësaj, protagonistë në qeverinë me Zoran Zaev ishin personat që deri në momentin e fundit ishin për të vazhduar me Nikolla Gruevskin.”