17.8 C
Skopje
E premte, 25 Prill, 2025

Mexhiti: U djeg loja! Rrini rahat, gjuha shqipe nuk kontestohet – milionat e oligarkëve të BDI-së PO!

Vjen reagimi nga zv.kryeministri i parë i RMV, Izet Mexhiti për të gjithë ata që këto ditë flisnin për cenimin e gjuhës shqipe, e sidomos duke iu drejtuar BDI-së, informon POPULLI.mk

IZET MEXHITI:

“U djeg loja!

Gjuha shqipe nuk është e cënuar, pasuria e paligjshme e klikës korruptive të BDI-së e fituar në kurriz të shqiptarëve PO!
Gjuha shqipe nuk do të kontestohet, milionat e oligarkëve të BDI-së PO!
Gjuha shqipe është e mbrojtur, paratë e kumarit dhe bixhozit të klikës së korruptuar të BDI-së JO!
Për të gjithë ata që këtyre ditëve kanë ulëritur si të tërbuar për të frikësuar shqiptarët dhe për të kërcënuar me destabilizim kam një përgjigje: LOJA U DJEG.
Rrini rahat!” / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit