29.8 C
Skopje
E mërkurë, 19 Gusht, 2026

Mexhiti: Zhvillimi i barabartë rajonal, prioritet për përmirësimin e jetës së qytetarëve

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Nacional për Zhvillim të Barabartë Rajonal, u theksua rëndësia e zhvillimit të barabartë të të gjitha komunave dhe rajoneve planifikuese, duke u përshtatur me nevojat konkrete të qytetarëve, informon POPULLI.mk

MEXHITI:

Zhvillimi i barabartë i të gjitha komunave dhe rajoneve planifikuese, në përputhje me nevojat e qytetarëve, është një nga qëllimet tona kryesore.
Në mbledhjen e sotme të Këshillit Nacional për Zhvillim të Barabartë Rajonal, u zotuam se në periudhën e ardhshme do të punojmë me më shumë përkushtim dhe dinamikë. Qëllimi ynë është të përmirësojmë cilësinë e jetës në çdo pjesë të vendit dhe të krijojmë kushte të favorshme për tërheqjen e investimeve strategjike, që do të kontribuojnë në rritjen e mirëqenies së qytetarëve.
Qytetarët janë dhe do të mbeten gjithmonë në qendër të vëmendjes!