35.8 C
Skopje
E diel, 21 Korrik, 2024

Mickoski: 2% të BPV do ta investojmë në modernizimin e ushtrisë

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski i cili ndodhet në Uashington në Samitin e NATO-së, në një dalje për mediat tha se Qeveria e Maqedonisë së Veriut është e përkushtuar në përmbushjen e detyrimeve, që të paktën 2% e Bruto Prodhimit Vendor të investohet në moderinizimin e ushtrisë.

“Dhe ne do të japim kontributin tonë, Maqedonia si shtet synon të vazhdojë të funksionojë dhe të promovojë vlerat në atë mënyrë. Si Qeveri, ne duam të jemi krah për krah me aleatët tanë dhe të konfirmojmë shpirtin liridashës të popullit maqedonas dhe qytetarëve maqedonas.

Ajo që dua të konfirmoj gjithashtu është se ne mbetemi të përkushtuar në përmbushjen e detyrimeve tona, pra të paktën 2% e PBB-së të investohet në modernizimin e ushtrisë sonë, diçka që është shumë e rëndësishme, sepse vetëm në këtë mënyrë do të ndjekim hapat modernë dhe ne do të ndjekim aleancën më të madhe botërore të mbrojtjes që ka ekzistuar ndonjëherë”, deklaroi kryeminsitri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.

Të ngjajshme

Të fundit