21.8 C
Skopje
E diel, 5 Prill, 2026

Mickoski: Kjo përbërje nuk ka mandat për ta ndryshuar Kushtetutën

Kryetari i VMRO -së, Hristijan Mickoski sot deklaroi se qëndrimi i tij për ndryshimet kushtetuese është i qartë dhe i pandryshueshëm. Thotë se përbërja aktuale e Kuvendit nuk ka mandat për ta ndryshuar Kushtetutën, pavarësisht presioneve.

“Presionet do të vazhdojnë dhe nuk do të ndalen. Nëse mendoni se do të heqin dorë, nuk do ta bëjnë. Sepse po kërkojnë nga Qeveria që të bëjë presion mbi ta. Nuk e kam problem t’i duroj. Ata janë të ashpër, por ajo që ndryshon nga Prespa është se VMRO është e konsoliduar, e bashkuar dhe nuk ka hallkë të dobët brenda. Tani nuk ka qendra të tjera të ndikimit, tani VMRO-DPMNE në tërësi është qendër e ndikimit. VMRO është unike, personazhet politikë në VMRO-DPMNE janë unike jo sepse ne bëjmë inate, por sepse duam që ky popull të marrë diçka. Mesazhi im është se unë personalisht nuk do të lëkundem asnjë milimetër dhe do t’i përballoj të gjitha presionet nga kudo që të vijnë”, deklaroi Mickoski në kuadër të vizitës së sotme në Komunën e Ilindenit.

Kryetari i VMRO-së, Hristijan Mickoski sot deklaroi se qëndrimi i tij për ndryshimet kushtetuese është i qartë dhe i pandryshueshëm. Thotë se përbërja aktuale e Kuvendit nuk ka mandat për ta ndryshuar Kushtetutën, pavarësisht presioneve.

“Presionet do të vazhdojnë dhe nuk do të ndalen. Nëse mendoni se do të heqin dorë, nuk do ta bëjnë. Sepse po kërkojnë nga Qeveria që të bëjë presion mbi ta. Nuk e kam problem t’i duroj. Ata janë të ashpër, por ajo që ndryshon nga Prespa është se VMRO është e konsoliduar, e bashkuar dhe nuk ka hallkë të dobët brenda. Tani nuk ka qendra të tjera të ndikimit, tani VMRO-DPMNE në tërësi është qendër e ndikimit. VMRO është unike, personazhet politikë në VMRO-DPMNE janë unike jo sepse ne bëjmë inate, por sepse duam që ky popull të marrë diçka. Mesazhi im është se unë personalisht nuk do të lëkundem asnjë milimetër dhe do t’i përballoj të gjitha presionet nga kudo që të vijnë”, deklaroi Mickoski në kuadër të vizitës së sotme në Komunën e Ilindenit.

Të ngjajshme

Të fundit