12.8 C
Skopje
E enjte, 22 Maj, 2025

Mickoski paralajmëron zgjedhje të parakohshme parlamentare!

Kryeministri Hristijan Mickoski ka paralajmëruar mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, jo për shkak të krizës në VLEN, por të lidhura me përfundimin e procesit lidhur me tragjedinë në Koçan, ku humbën jetën 62 persona dhe rreth 200 të tjerë u plagosën, informon POPULLI.mk

Ai nuk specifikoi nëse zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen së bashku me zgjedhjet lokale në vjeshtë, por tha se do ta pranojë përgjegjësinë për tragjedinë në Koçan pasi të përfundojnë të gjitha procedurat dhe atëherë do t’i kërkojë besimin popullit.

Sipas një funksionari të lartë të Qeverisë, nuk do të ishte befasi nëse zgjedhjet e parakohshme parlamentare mbahen së bashku me ato lokale. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit