12.8 C
Skopje
E enjte, 22 Maj, 2025

Murati: Kundërshtimet ndaj Albulena Haxhiut janë taktika, jo me bazë konkrete

Deputeti i LVV-së Hekuran Murati pas seancës së Kuvendit tha se kundërshtimi që Albulena Haxhiu të zgjedhet kryetare e Kuvendit është i paarsyeshëm.

Ai shtoi se Haxhiu i plotëson kushtet për Kryetare të Kuvendit.

“Fituese e zgjedhjeve që sapo janë certifikuar nga KQZ-ja, e ka të drejtën e propozimit të kandidatit pra sipas Kushtetutës kandidati për kryetar të Kuvendit dhe këtë të drejtë e ka shfrytëzuar, duke e propozuar zonjën Albulena Haxhiu, pra të mos harrojmë edhe njëherë kundërshtitë që po bëhen me tepër janë taktizime sesa që kemi të bëjmë me një arsye konkrete Albulena Haxhiu është gruaja më e votuar në zgjedhjet e fundit pra ka çdo të drejtë dhe është larg mendsh të thuhet që nuk plotëson kritere apo nuk plotëson kushte, realisht kushtin për çdo pozitë të Kuvendit e plotëson çdo deputet, pra ky është kushti minimal, pra ne kemi shkuar edhe më tutje kemi propozuar gruan më të votuar në Kuvend”, tha ai.

 

 

Burimi/21Media

Të ngjajshme

Të fundit