16.8 C
Skopje
E diel, 16 Gusht, 2026

Mickoski tërheq propozim-ligjin për Riorganizimin e Qeverisë!

Lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka njoftuar Kuvendin se tërheq propozimligjin, me të cilin duhej të riorganizohej Qeveria me Ministri të reja dhe të miratohet me procedurë të shpejtë.

“Ju njoftoj se e tërheq Propozimligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të Administratës shtetërore, me procedurë të shkurtë me numër arkivi 09-2830/1, të dorëzuar më 05.06.2024” – thuhet në njoftimin e Mickoskit të parashtruar si deputet në Kuvend.

Merret vesh se tërheqja e propozimligjit është bërë për shkak se po bëhen ndryshime në ndarjen dhe kompetencat e Ministrisë për Shoqëri Informatike që do të bëhet Ministri e Digjitalizimit dhe Administratës. /tvklan.mk