Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski konsideron se partinë që e udhëheq ai duhet të marrë pjesë në Qeverinë kalimtare, por njëherësh të përmbahet nga votimi për të. Në ditët në vijim, siç paralajmëron, organet e partisë duhet të sjellin edhe qëndrimin e partisë.
“Qëndrimi im është që në kushte të tilla, kur kjo është e rregulluar me ligj, VMRO-DPMNE duhet të marrë pjesë në atë qeveri teknike. Duhet të nominojë përfaqësues të saj, por njëherësh duhet të përmbahet nga votimi për përbërjen e asaj qeverie, sepse vlerësojmë se është në kundërshtim zgjedhja e njeriut të parë që drejton atë qeveri me ligjin që ajo qeveri teknike thirret si organ”, ka thënë mbrëmë Mickoski në intervistën për “360 gradë” në RTVM 1.
Sipas Mickoskit, nominimi i Talat Xhaferit për kryeministër teknik është jo kushtetues dhe në kundërshtim me Ligjin për qeverinë, sepse, siç tha ai, “nuk është propozim i partisë më të madhe politike në pushtet”.
Mickoski paralajmëroi se në rast se organet partiake pranojnë pjesëmarrjen e VMRO-DPMNE-së në qeverinë kalimtare, do të propozojnë në Kuvend ligj me të cilin qeveria teknike nga 1 janari 2025 do të kalojë në histori.
“Është parimore, sepse pastaj do t’u propozoj organeve partiake që të propozojmë ligj me të cilin qeveria teknike nga 1.1.2025 do të shkojë në histori”, ka thënë Mickoski i pyetur nëse qëndrimi për të marrë pjesë dhe për të mos votuar qeverinë teknike është “një truk i vogël politik”.
Sipas tij pjesëmarrja e VMRO-DPMNE-së në qeverinë teknike, siç ka shtuar është të parandalohet ryshfeti në zgjedhje siç ka qenë në zgjedhjet e fundit lokale, ndërsa paralajmëroi se do të propozojnë zgjidhje cilësore të kandidatit për president.
“Ne kemi pasur qëndrim parimor brenda partisë për kriteret e personave që do të gjendeshin në lista, mendoj se shumë shpejt nga sot do të thosha do të dihen kahet kryesore se nga do të lëviz VMRO-DPMNE dhe kush do të jetë kandidati që VMRO-DPMNE do të zgjedhë”, ka thënë ai.
