19.8 C
Skopje
E premte, 29 Mars, 2024

Mourinho merr ofertë marramendëse për të trajnuar në Arabinë Saudite

Trajneri i Romës, Jose Mourinho thuhet se ka marrë një ofertë prej 120 milionë eurosh për të trajnuar për dy vite në Arabinë Saudite.

Sipas Corriere dello Sport, oferta dyvjeçare, 60 milionë euro për çdo sezon, mbërriti drejtpërdrejt nga zyrtarët më të lartë të futbollit të Arabisë Saudite, për të trajnuar ose ekipin kombëtar ose njërin klub mes Al-Nassr ose Al-Ahli.

Kombëtarja e Arabisë Saudite, e drejtuar nga Herve Renard, tronditi botën me fitoren e tyre në Kupën e Botës ndaj Argjentinës. Trajneri francez u largua nga posti i tij pas turneut dhe ka marrë detyrën si trajner i ekipit të femrave të Francës.

Al-Nassr mori Cristiano Ronaldon në një transferim të lirë në janar, duke e nënshkruar atë me një marrëveshje tepër fitimprurëse dyvjeçare e gjysmë.

Të ngjajshme

Të fundit