Aksident trafiku me pasoja fatale. Policia njoftoi se një 78 vjeçar me biçikletë ka humbur jetën në aksident trafiku që ka ndodhur në bulevardin Kiro Gligorov në Shkup. Ekipet policore dhe prokurori publik kanë inspektuar vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion. Ministria e Brendshme njoftoi se shoferi me inicialet K.V është arrestuar menjëherë. Prokuroria njoftoi se është lëshuar urdhri për sigurimin e videove.