7.8 C
Skopje
E hënë, 30 Mars, 2026

MPB: Tre persona kanë tentuar t’i vjedhin materialet zgjedhore në Çair!

Ministria e Brendshme ka raportuar se sot tre persona kanë tentuar të hapin derën hyrëse dhe portën e objektit të Komunës së Çairit ku po mbahen materialet zgjedhore.

Ngjarja, siç njofton MPB, është raportuar në Stacionin Policor të Bit-pazarit. Personat janë larguar nga vendi pasi janë vënë re nga punonjësi i policisë që po siguronte materialin zgjedhor. Nga policia informuan se nuk ka dëme dhe se janë ndërmarrë masa për zbardhjen e rastit.

 

 

Burimi / INA

Të ngjajshme

Të fundit