16.8 C
Skopje
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Musk : Njerëzit duhet të shkojnë në Pekin e Shangai për të parë arkitekturën e re

Ditët e fundit, Elon Musk-u u shpreh në një intervistë ekskluzive për “Lex Fridman” se Kina ka shumë njerëz të zgjuar dhe punëtorë, dhe ata janë plot me energji.
“Lex Fridman” është një program intervistimi në thellësi, ku Elon Musk-u ka marrë pjesë katër herë. Në programin e fundit, Musk-u u pyet për çështjet lidhur me Kinën, të tilla si: A mund të shmanget konflikti kino-amerikan? Si mund të shmanget ky konflikt? Për shembull, a mund të bëhet kjo duke forcuar komunikimin ndërmjet të dy palëve?
Musk-u tha se në Kinë ka shumë njerëz të zgjuar dhe punëtorë, shumë më tepër se në ShBA, të cilët janë plot energji. Vitet e fundit, ndërtimi i infrastrukturës në Kinë është zhvilluar shumë më mirë se në ShBA, si stacionet e trenit, treni me shpejtësi të lartë, ndërtesat e larta etj. Ai sugjeroi që njerëzit duhet të shkojnë në Pekin ose Shangai për t’i hedhur një sy arkitekturës, për të shikuar ndërtesat e larta e për të provuar trenin e shpejtësisë së lartë. Ata mund të nisen nga Pekini për në qytetin e lashtë Xi’an, ku mund të shikojnë “luftëtarët prej terrakote”. Kina ka histori shumë të lashtë. Hieroglifet kineze përbëjnë një ndër llojet më të vjetra të shkrimit në botë, shkruan CMG
Musk-u është i mendimit se përgjatë historisë, Kina u ka kushtuar vëmendje të madhe çështjeve të brendshme, dhe nuk ka qenë lakmitare. 90 % e çështjeve me interes për kinezët janë mbi punët e brendshme të Kinës.
Musk-u theksoi gjithashtu se Kina ështe shumë serioze për Tajvanin dhe është e mendimit se Tajvani është pjesë themelore e Kinës. Kina e ka shprehur këtë qëndrim për një kohë të gjatë. Kina ka deklaruar se do ta bashkojë Tajvanin, në mënyrë paqësore ose me mjete ushtarake. Nga perspektiva e Kinës, kjo gjë do të ndodhë 100 për qind.

Të ngjajshme

Të fundit