8.8 C
Skopje
E enjte, 29 Shkurt, 2024

WhatsApp së shpejti do të mundësojë ndarjen e imazheve dhe videove me kualitet origjinal

WhatsApp po lanson një opsion të ri që lejon përdoruesit e iPhone të ndajnë ndajnë foto dhe video në platformë me kualitetin origjinal.

Siç është vërejtur nga WABetaInfo, opsioni vjen së bashku me përditësimin 23.24.73 të WhatsApp në App Store dhe përdoruesit mund të “dërgojnë me lehtësi përmbajtje me kualitet origjinal në formë të dosjes”, transmeton Telegrafi.

Përditësimi pason një veçori shtesë të fundit që lejon përdoruesit e WhatsApp të dërgojnë përmbajtje me rezolucion të lartë ose me kualitet HD. Ndonëse ishte një përmirësim që adresonte kufizimin e ndarjes së imazheve me kualitet, ende përfshinte kompresimin.

Funksioni më i fundit i WhatsApp shmang kompresimin në tërësi duke lejuar që fotot dhe videot të ndahen në formë të dosjeve, duke ruajtur kështu cilësinë e tyre origjinale.

Veçoria e re do të dalë “gjatë javëve të ardhshme”, kështu që disa përdorues mund të mos e shohin menjëherë atë në pajisjen e tyre.

Ja si do të funksionojë ndarja e imazheve dhe e videove me kualitet: Fillimisht hapni një bisedë në WhatsApp, klikoni tek ikona +, pas kësaj klikoni tek opsioni ‘Document’, kështu pasi të keni klikuar aty zgjedhni ‘photo’ ose ‘video’ varësisht përmbajtjes që doni të shpërndani.

Të ngjajshme

Të fundit