14.8 C
Skopje
E martë, 25 Mars, 2025

Ndalohen 5 shtetase të huaja në Gostivar, ja për çka akuzohen

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Tetovë njofton ndalimin e 5 shtetaseve të huaja, 3 nga Serbia një nga Ukraina dhe një nga Bullgaria. Akuzohen për keqpërdorimit të qëndrimit turistik.

“Me datë 18.02.2025 në ora 00:05, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë kryer kontroll aksion në një objekt hotelierik në atarin e fshatit Zubovcë të Gostivarit, me lokacion përgjatë autostradës Tetovë – Gostivar. Gjatë kontrollit janë ndaluar pesë femra të moshës nga 24 deri në 32 vjeç, tre nga Republika e Serbisë, një nga Republika e Bullgarisë dhe një nga Republika e Ukrainës, për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik dhe punësimit të paligjshëm. Ata janë ndaluar në stacionin policorë për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

Të ngjajshme

Të fundit