9.8 C
Skopje
E diel, 23 Mars, 2025

Jetmir Rexhepi merr drejtimin e Ansamblit Shqiptar në RMV

Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore Shqipëtare në Maqedoninë e Veriut tashmë ka UD drejtor të ri.

Me ansamblin po udhëheq artisti, Jetmir Rexhepi.

Emërimi i Rexhepit si drejtor vjen pas disa muajve shkarkim të ish-drejtorit, Shkodran Tolaj.

Kujtojmë se ngjarjet në ansambël kanë qenë në fokusin e mediave për muaj të tërë, pasi shumë artistë të këtij ansambli ishin pa vendime dhe pa vende pune, problematikë e cila tashmë është zgjidhur.

Artistët janë rikthyer në vendet e punës dhe kanë filluar me aktivitetet artistike për ruajtjen dhe promovimin e kulturës dhe traditave shqiptare.

Të ngjajshme

Të fundit