9.8 C
Skopje
E diel, 23 Mars, 2025

Jep dorëheqje prokurorja Natasha Krstevska Caleva

Vetëm shtatë ditë pas zgjedhjes së saj, Këshilli i Prokurorëve Publikë të Maqedonisë sot do të duhet të shqyrtojë dhe konfirmojë dorëheqjen e prokurores Natasha Krstevska Caleva.

Më 10 shkurt, me propozim të prokurorit të shtetit Ljupço Kocevski, ajo u zgjodh në krye të Prokurorisë së Lartë Publike në Shkup, pas suspendimit të prokurorit Mustafa Hajrullahi. Zgjedhja e Krstevska-Calevës u shoqërua me komente të ndryshme.

Qeveria pretendon se zgjedhja e saj është e paligjshme. Ajo nuk i përballoi dot kritikat dhe dha dorëheqjen.

Kocevski ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj ish-shefit të kësaj prokurorie, Mustafa Hajrullahi, për mobing ndaj kolegëve të tij. Hajrullahi në deklaratat publike pohon se është viktimë e presionit.

Me propozim të Kocevskit është shkarkuar nga detyra edhe zëvendësi, Jove Cvetanovski.

Të ngjajshme

Të fundit