11.8 C
Skopje
E shtunë, 26 Prill, 2025

Ndërtimi i parkingjeve në spitalin e shtetit/ Taravari: Ende nuk është nënshkruar tenderi për ndërtimin e garazhave në kate

Ministri I Shëndetësisë Arben Taravari njofton se ende nuk është nënshkruar tenderi për ndërtimin e garazheve në kate. Sipas tij kanë mbetur edhe disa filtra të cilat duhet të kalojnë në Qeveri, por nëse edhe atje edhe publiku mendon se marrëveshja nuk duhet të zbatohet, nuk do ta nënshkruajë.

Procedura ka kaluar, megjithatë përsëri duhet të kalojë disa filtra të caktuara të cilat kalojnë në qeveri.Unë nuk kuptoj nga kjo, edhe po të më jepni vërtetim, as nuk më intereson, megjithatë nuk është për 20 vjet, të ju them qartë. Do të thotë pas fizibilitetit është paraparë të jetë 20 vjet, megjithatë njëkohësisht, kemi vendim të qeverisë që parkingu mund të shfrytëzohet, deri sa Qendra Klinike është këtu. Unë personalisht mendoj që Qendra Klinike këtu nuk do të jetë më tepër se 7-8 vjet. Ne e kemi vendosur edhe këtë si kusht, që deri sa është Qendra Klinike këtu, mund të jetë 5 vjet, 6,7,8,9,10. Por personalisht mendoj se Qendra Klinike nuk do të jetë këtu më tepër se 7-8 vjet, ja të themi 10 vjet, nuk do të jetë më tepër, Për këtë, edhe interesi i kompanive ishte i vogël, nuk u paraqitën. Po të ishte për 20 vjet, sigurisht do të paraqiteshin, pa dallim, dmth, ajo që procedura…mua më njoftuan njësia projektuese se ka kaluar te ne, tani ka disa filtra në qeveri, nëse kalojnë, ok, nëse jo, sërish e shpallim konkursin” – tha Taravari.

 Taravari thotë se nuk ka  njohuri se çfarë portofoli kishte kompania “Gjoka Construction” nga Shqipëria, e cila ishte e vetmja që aplikoi në thirrjen e shpallur, dhe do të menaxhojë parkingun në Qendrën Klinike. Ai tha se ishte i interesuar vetëm nëse i plotësonte kërkesat.

Çmimet për parkingun janë 50 denarë për orë, ndërsa rritjen e çmimit e taravari e arsyeton duke thënë se çmimi ka dalë në ankand dhe është ofruar kly që është,  për të njejtin thotë  se nuk është shumë i lartë për Shkupin.  

“Duke marrë parasysh çmimet, nuk mendoj se është keq”. Eshte mire ta kesh 0 denar, po te gjesh nje ofertues te tille do te ishte shume mire. Mendoj se 50 denarë është çmim i mirë, sepse përballë “Nova Makedonija” është 40 denarë. Nuk është një çmim shumë i lartë, është dhënë në ankand. “Në Shkup ka çmime që janë 100 denarë, 150 denarë”, shton Taravari.

Nëse kontrata nënshkruhet, “Gjoka Construction” detyrohet të ndërtojë garazhe shumëkatëshe brenda gjashtë muajve deri në një vit, por për këtë Taravari nuk ishte i sigurt. Sipas vlerësimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, investimi do t’i kushtohet koncesionerit mbi dhjetë milionë euro.  /tvklan.mk/

Të ngjajshme

Të fundit