Gëzuar 7 Marsi Dita e Mësuesit dhe Dita e Shkollës së Parë në Gjuhën Shqipe
Mësuesit, bashkë me prindërit tanë, përveç diturisë, na mësuan edhe atdhedashurinë, sot e përgjithmonë falenderuese për sakrificën dhe kontributin e tyre.
Për çdo mësues që i jep kuptim punës së tij dhe çdo ditë udhëzon me dije dhe dashuri fëmijët tanë në rrugën e dijes, 7 Marsi është dita për t’u nderuar dhe për t’i shprehur mirënjohjen tonë të pafundme.
Në këtë ditë të veçantë, le të kujtojmë se mësuesit janë ata që krijojnë një shoqëri më të fortë, më të përgatitur dhe më të ndjeshme. Janë ata që na lënë një trashëgimi të paçmuar.
🌟📚✏️ #DitaEMësuesit #FaleminderitMësuesve