Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot Komisioni për Çështje Evropiane do ta vazhdojë seancën e 59-të, në të cilën pikë e mbetur e rendit të ditës është Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligji për tatimin e fitimit, me procedurë të shkurtuar.
Siç qëndron në sqarim, qëllimi i ndryshimeve të propozuara tëë Ligjit për tatimin e fitimit është harmonizimi me Direktivën 2016/1164 të Këshillit të Bashkimit Evropian nga 12 korriku i vitit 2016 për përcaktimin e rregullave kundër praktikave të shmangies së tatimit që drejtpërdrejt ndikojnë në funksionimin të tregut të brendshëm, si dhe rekomandimet nga Komisioni Evropian dhe institucionet financiare ndërkombëtare.
Gjithashtu, me ligjin në fjalë parashikohen zgjidhje ligjore që kontribuojnë në uljen e barrës administrative për tatimpaguesit dhe të Drejtorisë së të Ardhurave Publike, zgjerimin e bazës tatimore, duke synuar lirimet dhe lehtësimet tatimore në sistemin ekzistues të tatimit të fitimit.
Projektligji i përmban këto zgjidhje: përcaktimin e trajtimit të shpenzimeve të panjohura për të gjithë shumën e shpenzimeve në bazë të primeve të paguara për sigurimin e jetës së të punësuarve, heqjen e së drejtës për uljen e taksës së llogaritur për shumën e mjeteve të dhuruara të subjekteve sportive, heqjen e detyrimi për dorëzimin e detyrueshëm të raporteve për çmime të transferimit, gjegjësisht caktimin e i detyrimit për dorëzimin e të njëjtave vetëm me kërkesë të Drejtorisë së të Ardhurave Publike, përshkrimi i një rregulli të përgjithshëm kundër keqpërdorimit të një marrëveshje ose një sërë marrëveshjes, qëllimi kryesor ose një nga qëllimet e që është përdorimi i përfitimeve tatimore të rregulluara me Ligjin për tatimin mbi fitimin dhe harmonizimi i tekstit të ligjit me emrin kushtetues të shtetit.
Zbatimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin në fitim, theksohet se do të ketë implikime pozitive fiskale në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vlerë prej rreth 518 milionë denarë.
Në këtë seancë kaloi Projektligji për tatimin e solidaritetit dhe ndryshimet dhe plotësimet në ligjin për TVSH-në, të dyja me procedurë të shkurtuar.




