Në Kërçovë dhe Strumicë është tejkaluar pragu i ndotjes ajrore sepse dy ditë stacionet matëse tregojnë koncentrime të larta të grimcave PM10 më shumë nga që lejohet, kumtuan sot nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
Nga MMJPH theksojnë se në pajtim me Dekretin për vlerat kufizuese për nivelet dhe llojet e substancave ndotëse në ajrin ambiental dhe pragjet e alarmimimit, afate për arritjen e vlerave kufizuese, margjina të tolerancës për vlerën kufizuese, vlera targetore dhe qëllime afatgjata dhe parashikimi i marrë kohor nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike, është tejkaluar pragu i ndotjes ajrore në Kërçovë dhe Strumicë.
Pardje në Strumicë janë matur 185.32, ndërsa dje 206.12 mikrogramë në metër kub. Në Kërçovë pardje janë matur 152.26, ndërsa dje 179.96 mikrogramë në metër kub. Për këtë shkak Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë për Strumicën rekomandon më shumë rekomandime dhe masa. Rekomandihen të gjitha subjektet juridike (punëdhënësit( t’i lirojnë nga puna gratë shtatzëna, personat mbi 60 vjeç, personat me asmë kronike, infarkt të kaluar miokardiak apo goditje në tru, pa dallim të moshës, me rekomandim të mjekut amë.
U rekomandohet të gjitha subjekteve juridike (punëdhënës) ta riorganizojnë orarin e punës dhe personat të cilët punojnë në ambient të hapur të punojnë prej 11:00 deri më 17:00. Rekomandohet të mos organizohn ndeshje sportive dhe manifestime të tjera kulturore në ambiente të hapura, të sigurohen kushte për aktivitete të shtuara të shërbimeve për ndihmë të shpejtë mjekësore, vizitë shtëpiake dhe shërbim patronazhi.
Nga MMJPH theksojnë se Qeveria duhet t’i detyrojë të gjitha organet e administratës shtetërore, agjencitë, fondet, byrotë, entet, ndërmarrjet publike dhe SHA-të në pronësi shtteërore, si dhe Njësitë e vetëqeverisjes lokale ta ulin (deri 50 për qind) përdorimin e automjeteve zyrtare dhe të sigurohet kufizim i punëve në objektet ndërtimore.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, Shtëpinë e shëdnetit dhe Njësitë për vetëqeverisje lokale është të sigurojnë qendra pranimi për vendosje të të pastrehëve dhe të mbështesin perosnat e moshuar të vetmuar përmes vizitave të organizuara.
Ministria e Shëndetësisë, siç ceket, duhet ta detyrojë Shërbimin për ndihmëtë shpejtë mjekësore të parashtrojë Informatë në ISHP për numrin e thirrjeve (sipas diagnozës/kodi i MKB10, gjininë, moshën, vendbanimin/komunën), për kohëzgjatjen e episodit të ndotjes alarmante të ajrit në bazë ditore deri në përfundimin e episodit dhe një javë pas përfundimit.
Inspektorati shtetëror për mjedis jetësor të fillojë me kryerjen e kontrollit të përshpeshtuar të instalacioneve të cilat posedojnë A – leje PIKN (Parandalim i integruar dhe kontroll i ndotjes), të zbatojë matje kontrolluese të emetimeve të substancave ndptëse në ajrin ambiental me laborator të akredituar me qëllim që të konstatohet nëse zbatohen kushtet/masat e caktuara në Leje lidhur me emetimet në ajër.
Nga Ministria e Mjedisit jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informojnë se do të prëgatisin dhe parashtrojnë Rekomandim drejt instalacioneve të cialt posedojnë leje A – PIKN, për ulje të kapacitetut të prodhimit (deri 50 për qind) me çka nga kjo masë do të përjashtohen instalacionet të cialt prodhojnë energji ngrohëse apo elektrike.
“ELS janë të obliguar t’i zbatojnë masat e caktuara në planet afatshkurta apo masat afatgjata të miratuara në Këshillet e komunave”, qëndron në kumtesën e MMJPH-së.
