Për shkak të frekuencës së rritur të automjeteve, në vendkalimin “Tabanoc” koha e pritjes për dalje nga shteti është rreth 20 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e jonë, nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, informoi LAMM.
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit, e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.