11.8 C
Skopje
E mërkurë, 21 Shkurt, 2024

Nesër (e premte) regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) i njofton qytetarët se nesër 19.01.2024 (e premte), për shkak të aktiviteteve me rastin e festës fetare Uji i Bekuar, Njësiti për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup do të vendos regjim të posaçëm të komunikacionit për disa rrugë në zonën qendrore të qytetit, si dhe në komunat Gjorçe Petrov dhe Aerodrom.

Nga MPB informojnë se nga ora 08:00 dhe deri në përfundimit e aktiviteteve, në Qendrën e Qytetit të Shkupit për qarkullim do të jetë e mbyllur rruga “Filipi i Dytë i Maqedonisë”, nga udhëkryqi me bulevardin “Goce Dellçev” deri në rrugën “11 Tetori”, në të dy drejtimet.

Në Komunën e Gjorçe Petrovit nga ora 08:00 për qarkullim do të jenë të mbyllura rrugët nga kisha “Shën Petar dhe Pavle”, bulevardi “Arradhat partizane” deri në rrugën “Gjorçe Petrov”, pastaj nga rruga “Gjorçe Petrov” deri në rrugën “Vasil Çakalarov” si dhe nga kisha “Sh. Pantelejmon”, rruga “Kozle” një pjesë nga rruga “Vasil Çakaralov” deri te ura hekurudhore në lumin Vardar.

Në komunën e Aerodromit nga ora 10.00 për qarkullim do të jenë të mbyllura rrugët lokale drejt lagjes Lisiçe.

MPB apelon deri te të gjithë qytetarët – pjesëmarrësit në komunikacion që të respektohen urdhrat e punonjësve të policisë.

[bsa_pro_ad_space id=1]

[bsa_pro_ad_space id=2]

Të ngjajshme

[bsa_pro_ad_space id=2]

[bsa_pro_ad_space id=1]

Të fundit