-1.2 C
Skopje
E mërkurë, 21 Shkurt, 2024

Nesër në Kuvend koordinim për mbledhjet për dorëheqjet dhe zgjedhjen e qeverisë teknike

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, nesër do të mbajë takim joformal me përfaqësuesit e mediumeve, ku, siç është paralajmëruar, do të bisedohet për aktivitetet rrjedhëse dhe të ardhshme të Kuvendit.

Paraprakisht Xhaferi do të ketë koordinim ad hok, ku, siç informojnë nga Kuvendi, do të caktohen datat e sakta të mbledhjeve për dorëheqjet dhe për zgjehdjen e qeverisë teknike.

Aktivitetet e mbledhjes plenare në Kuvend,siç ishte paralajmëruar paraprakisht, janë si në vijim: konstatimi i dorëheqjes së kryetarit të Qeverisë (Dimitar Kovaçevski) dhe kryetarit të Kuvendit (Talat Xhaferi), zgjehdja e kryetarit të ri të Qeverisë (Jovan Mitreski), informimi i presidentit të shtetit për ndarjen e mandatit të ri kryetar i Qeverisë (Talat Xhaferi), zgjedhja e Qeverisë, ministrave, zëvendësministrave dhe zëvendësministrave plotësues, si dhe konstatimi i ndërprerjes së mandatit të deputetit dhe verifikimi i mandatit të deputetit të ri në Njësinë zgjedhore 5.

Deri të dielën në mesnatë (28 janar) vendi duhet të ketë qeverinë e tretë kalimtare të cilën do ta kryesojë Talat Xhaferi, kryetar aktual i Kuvendit.

Kjo Qeveri zgjedhet njëqind ditë para zgjehdjeve parlamentare, më 8 maj, ndërsa dy javë më parë, më 24 prill, do të mbahen zgjedhjet presidenciale. Përgatitjet dhe ekipimi kadrovik i qeverisë teknike janë në nrrjedhë dhe pritet të prëfundojnë deri të premten.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe VMRO-DPMNE opozitare hynë në debat politik për mosmbështetjen e qeverisë teknike dhe mundësisë që funksionet për opozitën të mbeten të zbrazëta.

Kovaçevski dje deklaroi se qeveria teknike është obligim ligjor dhe partitë politike bnga pushteti dhe opozita duhet të propozojnë kandidatë të vet dhe ta mbështesin në[ Parlament. Ai thotë se ka mjaft kohë për t’u përfunduar formalitetet dhe të dielën të ketë votim.

VMRO-DPMNE, në kontekst të formimit të qeverisë teknike dhe deklaratës së Kovaçevskit vendet e tyre të mbeten të zbrazëta derisa nuk e votojnë qeverinë teknike, e cekë nenin 3 të Ligjit për Qeverinë, në të cilin, mes tjerash, thuhet se “mandatari propozon ministra për çdo ministri të konfirmuar me ligj dhe ministra pa resor”.

Partia opozitare ende nuk ka sjellë vendim për zgjidhjet kadrovike në ministrinë e Punëve të Brendshme dhe ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe për zëvendësministrat plotësues.

Në koordinimet me Xhaferin rregullisht nuk marrin pjesë përfaqësues të VMRO-DPMNE-së opozitare, ndërsa tani edhe përfaqësuesit e opozitës shqiptare, e cila e bojkoton Kuvendin për shkak se nuk është pranuar kandidati i tyre për anëtar të Komisionit shtetëror zgjedhor.

[bsa_pro_ad_space id=1]

[bsa_pro_ad_space id=2]

Të ngjajshme

[bsa_pro_ad_space id=2]

[bsa_pro_ad_space id=1]

Të fundit