5.8 C
Skopje
E enjte, 5 Dhjetor, 2024

Nesër për 6 orë zona e Dibrës do mbetet pa rrymë

Banorët e gjithë zonës së Dibrës do të jenë nesër pa energji elektrike në periudhën prej orës 09:15 deri në ora 15:00, njofton (ESM). Zona e përdoruesve të energjisë elektrike të Dibrës përfshin komunat e Dibrës, Qendër Zhupës dhe zonën e Rekës, komunën e Mavrovës dhe Rostushës, e cila në tërësi përfshin më shumë se dymbëdhjetë mijë konsumatorë.

Ndërprerja është për shkak të aktiviteteve të rregullta vjetore të planifikuara për testimin e transformatorëve në hidrocentralin “Spilje” afër Dibrës.

Para sezonit të ngrohjes dhe në kushtet e krizës energjetike, në kuadër të planit për prodhimin e energjisë elektrike në vend po përgatiten objektet që prodhojnë energji elektrike, po bëhet remonti i nevojshëm dhe po testohen transformatorët.

Hidrocentralet prodhojnë energji elektrike në varësi të sasisë së ujit. Prodhimi në vitet e thata është drastikisht më i ulët. Në vitin 2010, për shembull, është prodhuar maksimumi 2200 GWh dhe në 2017 minimumi 816 GWh, pra një diferencë 2.5 herë. Vitin e kaluar janë prodhuar 1454 GWh në hidrocentrale, shtetërore dhe private.

Të ngjajshme

Të fundit