21.8 C
Skopje
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Osmani: Këto zgjedhje nuk janë të rëndomta, janë referendum popullor!

Kandidati për president nga rradhët e BDI-së Bujar Osmani, në një pres-konferencë për mediat sot, ka bërë të ditur fillimin e karvanit të Frontit Evropian në zgjedhjet presidenciale.

Ai theksoi se zgjedhjet e ardhshme janë një referendum popullor për të ardhmen e vendit dhe se rruga drejt integrimit në Bashkimin Evropian është e vetmja rrugë përpara. Osmani, i cili ka shërbyer në proceset integruese të vendit, beson se përvojat dhe njohuritë e tij do të ndihmojnë në realizimin e ëndrrës së integrimit evropian. Ai njoftoi se fushata e tij do të udhëhiqet nën slloganin e presidentit Evropian dhe programin zgjedhor “Dekalogu i Presidentit Evropian” me numrin 4.

“Sot filloj një mision shumë të rëndësishëm jo vetëm për mua por për të gjithë qyetarët e vendit. Një rrugë na çon drejt të ardhmes së begatë europiane, kurse rruga tjetër na çon drejt izolimit, paqartësisë, dhe rrugës pa perspekitvë.

Prandaj këto zgjedhje nuk janë të rëndomta janë referendum popullor për të ardhmen e vendit tonë. Duke qenë se më është dhënë nga ju mundësia që të shërbej në proceset më të rëndësishme integruese në vend, besoj se kam përvoja dhe njohuri, kam kredibilitetin dhe kontaktet në qendrat e vendimmarrëjes, kam përkushtimin të rombullaksoj ëndrrën e çdo familjeje dhe qytetari në vendin tonë, integrimin në Bashkimin Evropian.

Nga sot nën slloganin e presidentit Evropian dhe me programin zgjedhor që e kemi quajtur Dekalogu i Presidentit Evropian me numrin 4, në këtë dit të 4 prillit, zgjedhur si simbolik edhe e anëtarsimit në NATO, do të ecim në çdo vend pët t’i dëgjuar të gjitha pritjrt dhe kërkesat e qytetarëve, por edhe për t’i shpalosur planet tona për integrimin e vendit në BE.

Prapa meje qëndron blloku më i madh evropian me 9 parti politike të mbledhura në Frontin Evropian. Një platformë e re e dalë nga Marrëveshja e Ohrit që ka për qëllim të ruajë kursin euroatlantik të vendit, që të ruajë harmoninë dhe bashkëjetesën në vendin tonë, dhe marrëdhëniet fqinjësore, dhe të rrumbullaksojmë deri në vitin 2030 integrimin e vendit në BE, që do të mundësojë jetë më evropiane për të gjithë ne.

Ju bëj thirrje të bashkoheni me karvanin tonë që do të fillojë sot, për presidentit e parë shqiptar”, tha Osmani.

Të ngjajshme

Të fundit